česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA CZ
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ftesë për Festivalin e 50-të Ndërkombëtar për Ekspozitën e Fëmijëve në Artet e Bukura Lidice (ICEFA) 2022.

(This article expired 30.11.2023.)

Ambasada e Republikës së Çekisë në Prishtinë ka kënaqësinë të ftojë nxënësit dhe mësuesit të marrin pjesë në festivalin e  50-të Ndërkombëtar për Ekspozitën e Fëmijëve në Artet e Bukura Lidice (ICEFA) 2022.

PËR EKSPOZITËN
ICEFA Lidice është një konkurs i një raundi për fëmijët 4 deri në 16 vjeç për të gjitha llojet e shkollave dhe organizatave që punojnë me fëmijë: çerdhe, shkolla fillore, shkolla fillore të artit, shkolla speciale, qendra të kohës së lirë për fëmijë dhe të rinj, shtëpi për fëmijë, shkollat shumë vitesh të ciklit të lartë dhe shkollat tjera të mesme. Këtu, po ashtu, mund të marrin pjesë edhe individë. Paneli i gjyqtarëve ekspertë, i përbërë nga mësues të artit dhe artistë pamor, përzgjedh rreth 1400 punime për ekspozim. Punimet vlerësohen me Çmime Nderi dhe më të mirat prej tyre marrin medaljen "Trëndafili i Lidice-s".

TEMA
ICEFA Lidice i 50-ti me radhë do t'i kushtohet temës: MUZEU. Në muze, njerëzit mund të mësojnë për shumësinë dhe historinë e përbashkët të botës.


Punimet tuaja artistike mund të frymëzohen nga: 
Koleksione të ndryshme që janë mbledhur, konservuar, studiuar dhe ekspozuar në muze. Midis tyre mund të gjenden lloj-lloj gjërash: minerale, skelete dinozaurësh apo edhe shpikje teknike, por në muze mund të mësojmë edhe për trashëgiminë jo materiale. Një tjetër frymëzim mund të jenë galeritë dhe muzetë e artit me vepra të famshme arti. Muzetë janë shpesh ndërtesa të bukura, por ndonjëherë nuk kanë nevojë as për një çati - në të gjithë botën, muzetë nën qiell të hapur tregojnë traditat e paraardhësve për njerëzit dhe bukurinë e peizazhit ku ata u rritën. Kopshtet botanike dhe zoologjike janë gjithashtu lloje të veçanta të muzeve. 


Muzeu është si një organizëm i gjallë me strukturën e vet: shumë njerëz marrin pjesë në jetën e tyre të përditshme. Shkencëtarë dhe historianë, roje sigurie, arkivistë, kujdestarë… dhe natyrisht vizitorë. Dhe nëse nuk ka muze afër jush, ndoshta ju keni koleksionet tuaja të thesareve personale.

• Si do të ishte muzeu i ëndrrave tuaja? 
• Çfarë do të dëshironit t'u tregonit brezave të ardhshëm ose një personi nga një vend i largët? 
• Çfarë do të ndodhte nëse ekspozitat muzeore do të bëheshin papritmas të gjalla? 
• Si do të dukej një muze i jetës suaj ose i familjes tuaj?
 
Data e fundit për regjistrimin dhe data e fundit e pranueshme, që duhet të jet në vulën e postës në dërgesën tuaj, duhet të jet: 11 shkurt 2022.
 
TEKNIKAT E ARTIT 
• Vizatim, pikturë 
• Punim i printuar 
• Media e përzier
• Fotografi 
• Film/animacion 
• Objekte arti - qeramika, metali, druri, qelqi, tekstili, letra

ORGANIZATORËT E EKSPOZITËS 
Që nga viti 2004, organizatori kryesor i ekspozitës ka qenë Memoriali Lidice i mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Çekisë, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Çekisë, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë dhe Komisioni Çek për UNESCO. Që nga viti 2013 ekspozita është e mbështetur edhe nga qendrat çeke.
 
Ju lutemi dërgoni veprat e artit së bashku me formularin e aplikimit në adresën: 
50th International Children’s Exhibition of Fine Arts Lidice 2022
The Lidice Memorial, Lidice Gallery
Tokajická 152
273 54 Lidice
Czech Republic

Për më shumë informata shiko në: the website of the chief organizer.