česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ftesë: The Prague Quadrennial 2023 së bashku me Institutin e Arteve dhe Teatrit edhe Ministria e Kulturës e Republikës Çeke kanë kënaqësinë t'iu ftojnë në aktivitetin online:

(This article expired 30.06.2023.)

Shpalljen zyrtare të Edicionit 15 i The Prague Quadrennial performancës Projektimit dhe hapësirës 2023 e martë, qershor 22, 2021 në 4:00 pm CET mbi pq.cz

Prague Quadrennial 2023

Çka është PQ?

The Prague Quadrennial (PQ) u themelua më 1967 si një ekspozitë ndërkombëtare e teatrit, dizajnit dhe arkitekturës. Gjatë viteve u bë një platformë unike që bashkon artistët, institucionet, profesionistët, hulumtuesit, studentët dhe publikun e gjerë përmes projekteve dhe veprimtarive. Një herë në katër vite, e tëra kulmon në ditën e 11-të të festivalit në Pragë. Ajo është e hapur për përfaqësim zyrtar të vendeve dhe regjioneve me ekspozitën kryesore, por, po ashtu edhe me artistët e pavarur dhe të grupit të artistëve, edukatorëve e studentëve që mund të marrin pjesë në programin ekstensiv të projekteve plotësuese.

Edicioni i 14-të i festivalit më të madh ndërkombëtar i teatrove dhe të dizajnit të skenës ndodhi prej 6 deri me 16 qershor 2019 në hapësirën kryesore të Ekspozitës së Pragës dhe gjetiu në Pragë. Gjatë 11 ditëve lokacionet e PQ-së patën rreth 70,000 shikues, 8,005 profesionist, student dhe pjesëmarrës tjerë aktiv nga 106 vende të akredituara për pjesën kryesore të programit të përberë nga ekspozita, ligjërata, punëtori dhe shfaqje.

The Prague Quadrennial organizohet nga Ministria e Kulturës të Republikës së Çekisë dhe i zbatuar nga Instituti i Arteve dhe Teatrit.

Si të bëhet pjesëmarrës në PQ 2023?

Edicioni i ardhshëm i PQ do të ngjajë nga 8 deri më 18 qershor 2023.

 a) Ekspozitat kryesore: Ekspozitat e shteteve dhe regjioneve, ekspozita të studentëve dhe fragmente.

Në tri ekspozitat kryesore të PQ-Ekspozita e shteteve dhe regjioneve, ekspozita e studentëve dhe fragmenteve – secili shtet/regjion mund të përfaqësohet vetëm një here. Secili shtet/ regjion cakton kuratorin e vet të vendeve dhe regjioneve të cilët dorëzojnë formën detyruese të konkurrimit. Secili vend\regjion pjesëmarrës është përgjegjës për organizimin, financimin dhe artin e prezantimit të vet në PQ. Procesi i zgjedhjes së kuratorëve të shteteve dhe regjioneve është përgjegjësi e secilit shtet/regjion, dhe mund të bëhet përmes konkursit të hapur, i caktuar nga Ministria e Kulturës, Qendrës OISTAT-it vendor, etj. Ekspozita e shteteve dhe regjioneve dhe ato të studentëve janë konkurruese – për çmimin Golden Triga që për prezantimin më të mirë rekomandimi bëhet nga Juria Ndërkombëtare, ekspozitat tjera  mund të shpërblehen me Çmimin e Nderit ose ate Special.

b) Projektet tjera: PQ Studio, PQ Shfaqja, Shfaqja e Hapësirës së Ekspozitës, PQ debati, Çmimi i Publikimit më të Mirë.

Kuratori i shteteve dhe regjioneve, apo cilido artist i pavarur, mund të konkurrojë për pjesëmarrje në cilën do veprimtari të zgjedhur nga PQ. Për këto projekte plotësuese, do të ketë konkurs të hapur dhe se kuratorët e PQ kanë të drejt të zgjedhin, të pranojnë apo refuzojnë konkurruesit.  

Kushtet artistike dhe organizative të pjesëmarrjes në PQ janë theksuar në Statut dhe Koncept Artistik.

Koha e fundit për konkurrim për ekspozitat kryesore është 30 nëntori 2021.

Konkursi për veprimtaritë e zgjedhura do të publikohen më 31 tetor 2021.

www.pq.cz