česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Generali Breedlove i SACEUR-it pranon bashkëpunimin

Më 4 shkurt 2016, në fund të ditës së dytë të vizitës punuese në shtabin e NATO-s në Prishtinë komandanti i Aleancës Supreme për Europë, gjenerali Philip M. Breedlove, u takua me udhëheqësit e misioneve të vendeve kontribut-dhënëse me trupa në KFOR. Në bazën e KFOR-it në “Kosovafilm”, në Prishtinë, gjenerali Breedlove shprehu falënderimin e tij për vendet kontribut-dhënëse, për pjesëmarrjen e tyre aktive në misionin e KFOR-it, dhe çmoi lart bashkëpunimin e tyre të deri tashëm. “Unë, dua të falënderoj secilin nga ju, veç e veç, për gjithë punën e vështirë që e keni bërë këtu. Ne, nuk do të ishin të suksesshëm pa përkushtimin dhe mundin tuaj”, Breedlove u tha trupave nga vendet kontribut-dhënëse.  
 

Gjenerali Breedlove u informua nga komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Luigi Guglielmo Miglietta, dhe zyrtarët  ndërkombëtar të Shtabit për zhvillimet e fundit në çështjet e tashme të sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Gjatë vizitës së tij gjenerali Breedlove u takua me zonjën Presidente, Atifete Jahjaga, dhe kryeministrin, Isa Mustafa. Ata i shprehën gjeneralit Breedlove vlerësimin e tyre për kontributin e rëndësishëm të dhënë, nga ushtarët e KFOR-it, në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.    

Galleries


SACEUR General Breedlove