česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Budapest
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Grupi i Vishegradit për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Më 11 tetor 2017, nën kryesimin e Hungarisë, u mbajt takimi vjetor i ministrave të punëve të jashtme të Grupit të Vishegradit (V4) dhe i atyre të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia), në Budapest. Në takim, morën pjesë edhe përfaqësuesit e Estonisë, si kryesues të tashëm të BE-së, sikur se edhe përfaqësuesit nga Bullgaria, Kroacia, Sllovenia e Rumania. Republika e Çekisë u përfaqësua nga zëvendësministri për Çështje Evropiane, Jakub Dürr.
 

Ministrat e V4-shit përsëritën interesimin e tyre të vazhdueshëm në përkrahje të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në rrugën e tyre të pranimit në BE dhe në NATO dhe ftuan BE-në e NATO-n që të mbajnë dyert hapur në agjendat e tyre për pranim. Politika e zgjerimit të BE-së dhe NATO-s japin kontribut të madh në arritjen e sigurisë dhe stabilitetit, jo vetëm  për Ballkanin Perëndimor por për tërë Evropën. Zëvendësministri Dürr theksoi se BE-ja dhe NATO nuk do të jenë të plota pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesit e V4-shit mirëpriten themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor (WBF), të inspiruar nga Fondi Ndërkombëtar i Vishegradit. Ata shprehën shpresën se WBF do të zhvillohet me sukses dhe qëndrueshmëri duke u bërë një mjet i fuqishëm për thellimin e kontakteve, të njerëzve me njëri tjetrin, dhe për pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Galleries


Visegrad Group 2017