česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Hapja e ekspozitës “Njëzet vjet të Republikës së Çekisë në NATO” ku morën pjesë mysafirë të lartë

Më 14 mars 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, bëri hapjen e ekspozitës të titulluar “Njëzet vjet të Republikës së Çekisë në NATO”, që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, për të shënuar 20 vjetorin e anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO.
 

Në hapjen e ekspozitës “Njëzet vjet të Republikës së Çekisë në NATO”, morën pjesë mysafirë të nivelit shumë të lartë. Aty morën pjesë kryeministri, Ramush Haradinaj, ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i KFOR-it, gjenerali Lorenzo D´Addario, anëtarë të Parlamentit, anëtarë të korit diplomatik dhe shumë mysafirë të nderuar. Po ashtu, në ceremoni morën pjesë edhe ushtarët çek pjesëtar të misionit të KFOR-it. 


Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Pavel Bílek, në fjalimin e tij ceremonial, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO dhe vlerësoi lart profesionalizmin dhe përkushtimin Forcave të Armatosura Çeke, që shërbyen në kushte të vështira në misionin e KFOR-it në Kosovë.

 

Hapja e ekspozitës u pasua me një pritje.

Attachments

Foto 1 601 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 2 528 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 3 576 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 4 567 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 5 618 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 6 485 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 7 407 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 8 631 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 9 603 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19

foto 10 399 KB JPG (Picture / Photo) 2019-03-19