česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Hashim Thaçi – Presidenti i ri i Kosovës

Më 7 prill 2016, në Kuvendin e Kosovës Hashim Thaçi bëri betimin për President, derisa të nesërmen nga Presidentja në shkuarje, Atifete Jahjaga, mori Kushtetutën dhe Detyrat e Presidentit. Dorëzim-pranimi ceremonial u bë në sheshin “Skënderbeu”, në qendër të Prishtinës. Në fjalimin e tij të parë presidencial Presidenti Thaçi, mes tjerash, theksoi përpjekjet e Kosovës si një shtet multi-etnik e laik, në promovimin e vlerave të familjes Euro-Atlantike, në luftën kundër terrorizmit, nxitjen e paqës dhe dialogut. Presidenti Thaçi për detyrat e tij presidenciale qytetarëve të Kosvovës u tha: “Unë jam një President që përulem para një populli të heronjëve”.
 

Përurimi solemn u përcoll nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti shqiptar Bujar Nishani, dhe Kryeministri, Edi Rama. Gjatë ceremonisë kori multi-etnik i fëmijëve ekzekutoi këngën „Imagine“ të John Lennon. Përurimi u përfundua me koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës, të dirigjuar nga Baki Jashari.

Galleries


Hashim Thaçi – new President of Kosovo