česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ICOM
Article notification Print Decrease font size Increase font size

ICOM Pragë 2022

(This article expired 30.11.2023.)

Ftesë për Konferencën e Përgjithshme, të 26-tën, të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve - ICOM Pragë 2022 

Konferenca e Përgjithshme, e 26-ta, e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve (ICOM) Republika Çeke përmbush qëllimet dhe aktivitetet e Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve në Republikën e Çekisë dhe ndërmjetëson komunikimin ndërmjet ICOM-it, komiteteve ndërkombëtare të ICOM-it dhe anëtarëve çek. ICOM Republika Çeke përhap dhe u përmbahet standardeve dhe parimeve të ICOM-it, të cilat përfshihen në Kodin e Etikës së ICOM-it të cilat kultivojnë dhe zhvillojnë mjedisin muzeor në Republikën e Çekisë. 

Më 1994, Komiteti Çek i ICOM-it dhe Komiteti Sllovak i ICOM-it ndoqën gjurmët e ICOM-it në Çekosllovaki, që dërgojnë në lindjen e ICOM-it në vitin 1946, kur Çekosllovakia ishte një nga vendet themeluese. Gjatë ekzistencës së saj, ICOM Çekosllovakia qëndroi në ballë të muzeologjisë botërore, veçanërisht përmes personaliteteve të rëndësishme të muzeologjisë bashkëkohore, si Zbyněk Zbyslav Stránský, një nga teoricienët më të rëndësishëm të muzeut të shekullit të 20-të dhe Jan Jelínek, i cili ishte president i ICOM nga 1971 deri në 1977. 

Ishin vitet 1970-ta, nën presidencën e Jan Jelínek, kur ICOM iu nënshtrua një transformimi të madh, në një organizatë të hapur për të gjithë profesionistët e muzeut, duke shtuar rëndësinë e komiteteve kombëtare si mjete për shkëmbimin e rezultateve të punës shkencore, përvojës dhe opinioneve. Në vitin 1974, përkufizimi i muzeve hyri në fuqi dhe, me disa përditësime (1995 – Stavanger, Norvegji dhe 2007 – Vjenë, Austri), është ende i vlefshëm edhe sot. Që nga viti 1977, çdo vit më 18 maj, muzetë kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeut.

ICOM Republika Çeke, sot, është pasardhëse krenare e ICOM Çekosllovakisë dhe anëtarëve të saj. ICOM Republika Çeke aktualisht ka 90 anëtarë institucionalë dhe më shumë se 350 individë. Është një nga organizatat që përfaqëson muzetë dhe anëtarët e tyre në negociatat me autoritetet publike dhe merr pjesë në përgatitjen e dokumenteve të rëndësishme, si konceptet e zhvillimit dhe materiale të tjera strategjike. Ne, përgatisim ose marrim pjesë në përgatitjen e konferencave në Republikën Çeke dhe jashtë saj.

Bordi Ekzekutiv i ICOM-it, në sesionin e tij të 139-të, korrik 2019, miratoi përcaktimin e qytetit të Pragës si qytet pritës i Konferencës së Përgjithshme të 26-të të ICOM-it, e cila do të zhvillohet nga 20 deri më 28 gusht 2022. 
Informacionet e detajuara gjenden në: 

prague2022.icom.museum
facebook.com/ICOMGC
instagram.com/icomgc
#ICOMPrague2022