česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

"Imagjino ..." – Kremtimi i Ditës Kombëtare të Çekisë

Më 17 tetor 2017, pritja për Ditën Kombëtare të Çekisë dhe ekspozita e fotografive të z. Ivo Šilhavý , në teknikën bardhë e zi, të titulluar “Imagjino...”, u mbajt në “Sheshi 21” në Prishtinë. Në mesin e mysafirëve më të spikatur ishin kryeministri, z. Ramush Haradinaj, dhe ish-presidentja, znj. Atifete Jahjaga. Në këtë pritje morën pjesë edhe përfaqësues të jetës politike e civile të Kosovës si dhe anëtarët çek të KFOR-it, UNMIK-ut, EUO/EUSR-it, EULEX-it, OSBE-së dhe të UNDP-së. Pritja është vazhdimësi e pritjeve të më parme për Ditën Kombëtare të Çekisë dhe të veprimtarive kulturore të Ambasadës, që thekson nevojën për tolerancë dhe respekt reciprok. Kryeministri Haradinaj, sikur edhe shumë mysafirë te tjerë, çmoi natyrën e veçantë të ngjarjes dhe të atmosferës në te.
 

Ambasadori Ivo Šilhavý, në fjalimin e tij të shkurtër, prezantoi ekspozitën e tij tre minutëshe si një sfidë për secilin prej nesh që të trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe dashuri. Në frymën e motos së Václav Havel-it "E vërteta dhe dashuri duhet ta mundin gënjeshtrën dhe urrejtjen", mysafirët patën mundësi të imagjinojnë përmes emocioneve të shfaqura spontane në fotografitë se një jetë e tillë ekziston, përkatësisht se ajo është në ne.

Prija lidhej me video projektimin e 31 fotografive dokumentare (në teknikën bardhë e zi) në ekranin e madh. Projektimi tre minutash, duke pas në prapavijë tingujt e këngës së John Lennon-it “Imagjino...”, ishte një kryqëzimi tre vjeçar i jetës së ambasadorit Šilhavý në Kosovë, duke dokumentuar momente aty për aty të jetës së diplomatit. Në fotografi janë zënë fëmijët e romëve, ashkalive si dhe personaliteteve të larta të Kosovës. Po ashtu ishte fotografuar edhe znj. Ester Levi, një e mbijetuar e Hollokaustit në familjen e romëve të Kosovës. Ndërlidhja e të gjitha fotografive ishte spontane dhe buzëqeshje e çastit.

 

 

Attachments

"Imagine ..." - Celebration of the Czech National Day 6 MB PDF (Adobe Acrobat document) 2017-10-20

Galleries


"Imagine ..." – Celebration of the Czech National Day