česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Informimi i rregullt i ambasadorëve nga Komandanti i KFOR-it

Më 18 shkurt 2016, komandanti i KFOR-it, gjeneral major Luigi Guglielmo Miglietta, ftoi udhëheqësit e misioneve të vendeve kontribuese me trupa në KFOR, e të akredituar në Kosovë, për informim të rregullt në kampin e KFOR-it,  “Kosova Film” në Prishtinë.
 

Diplomatët u informuan për gjendjen e tanishme të sigurisë dhe për përmbushjen e detyrave të misionit të KFOR-it në punën e tyre ditore. Diplomatët e mirëpritën nismën e komunikimit të ndërsjellë, e të rregullt, si dhe çmuan punën e bërë nga ushtarët e KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe të stabilitetit në Kosovë. Kjo ngjarje u përcoll nga ambasadorët e Greqisë, Kroacisë, Turqisë, të Bullgarisë, Austrisë, Sllovenisë, Republikës së Çekisë përfshirë edhe përfaqësuesit e ambasadave të Zvicrës dhe të Hungarisë.

Galleries


COM KFOR briefing