česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

#InstaKosova – rrugë e re e diplomacisë

Më 16 shkurt 2015 u bë hapja e ekspozitës së fotografive dhe të librit #InstaKosova, si pjesë e kremtimit të pavarësisë së Kosovës. Kjo ekspozitë e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës u mbajt në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
 

Kryeministri, Isa Mustafa, dhe Zëvendëskryeministri e Ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, mirëpritën mysafirët dhe njëkohësisht fituesve të konkursit të fotografive u dorëzuan shpërblimet.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, shpjegoi idenë e themelimit të #InstaKosova si një alternativë e hapësirës diplomatike dhe një mjet në rrjetet shoqërore: “Kosova është e re. Një vend i ri sipas datëlindjes...Kjo, poashtu, pasqyron diplomacinë tonë. Kanë kaluar ditët kur ambasadorët e vjetër shushurisnin porositë e fshehta, tek ambasadorët tjerë, dhe kështu porositë behëshin plane konkrete në konferenca që organizoheshin në pallatet mesjetare në periferitë e qyteteve perandorake. Sfidat  e reja të të qenit i njohur dhe i pranuar në kohën e rrjeteve shoqërore kërkon shumë rrjete dhe zona të ndikimit për porositë dhe për planet tona”.  

Galleries


Insta Kosovo