česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Czech Embassy Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Java Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë

(This article expired 27.10.2022.)

Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Pavel Bílek, mori pjesë në cilësinë e mysafirit të nderit në takimin ceremonial, më 15 tetor, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë. Takimi u mbajt në zyrën e Kryeministrit.  

Republika e Çekisë ka qe shumë vite i ka ofruar ndihmë bashkësisë së qytetarëve të verbër në Kosovë. Në të shkuarën, ka dhënë ndihmë të rëndësishme financiare, pastaj ekspert të mësimit dhe orientimit për të verbërit, libra me shkronja të brajtit dhe pajisje të specializuara kompjuterike. Në vitet e lëna pas, ndihma po ashtu ishte përqendruar në përgatitjen e domosdoshme të kornizës legjislative. Kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, dhe drejtori i përgjithshëm i zyrës së kryeministrit, Habit Haradinaj, falënderuan Republikën e Çekisë për ndihmën afatgjate për të verbërit e Kosovës. Në fjalimin e tij Udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë theksoi se përvojën çeke për të ndihmuar qytetarët e verbër, Republika e Çekisë është e gatshme ta ofrojë edhe jashtë shtetit, po ashtu. Ndihma jonë për të verbërit u ndihmon atyre të zënë vendin e tyre të plotë në shoqëri.