česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Karel Schwarzenberg në konferencën parlamentare në Prishtinë

Më 20 dhe 21 shkurt 2017, në Prishtinë, Kuvendi i Kosovës  organizoi konferencën ndërkombëtare “Samiti i komisioneve parlamentare për punë të jashtme”. Në mesin e pjesëmarrësve të Konferencës ishin parlamentarët nga Shqipëria, Belgjika, Kroacia, Estonia, Irlanda, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Mali i Zi, Holanda, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, si dhe ata nga Parlamenti Evropian. Republika e Çekisë u përfaqësua nga kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme i Republikës së Çekisë, Karel Schwarzenberg.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fjalimin e tij theksoi se sa ndihet krenar që përfaqëson “popullatën më pro-evropiane dhe më pro-amerikane në rajon dhe në Evropë”. Për BE-në ai përkujtoi se “...askush nuk mund të mohojë  se projekti BE ishte i suksesshëm në misionin e tij themelor, për të ruajtur paqen në vendet anëtare. Për këtë, Kosova, por edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, synon anëtarësimin në BE dhe në NATO. Kjo do të jetë bazë e paqes dhe e sigurisë në rajonin tonë”, tha Thaçi.   

Në fjalimin e tij Karel Schwarzenberg ftoi BE-në të ketë më shumë mirëkuptim për fazat individuale të zhvillimit nëpër të cilat po kalon Kosova. “Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e tregut të vetëm evropian”, tha ai dhe theksoi rëndësinë e anëtarësimit në organizatat si në NATO e në BE për investimet ndërkombëtare. Karel Schwarzenberg po ashtu, përkujtoi Ibrahim Rugovën për rolin dhe meritat e tij.

Prezantimi i Schwarzenberg-ut tërhoqi interesimin e pjesëmarrësve. Në reagimin e tij, zëvendëskryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, vlerësoi lart mprehtësinë dhe përvojën e Schwarzenberg-ut të mësuar në rajon në 30 vitet e fundit dhe shtjelloi çështjen e izolimit të Kosovës.

Pas programit zyrtar të Konferencës, Karel Schwarzenberg vizitoi Manastirin e Deçanit dhe u takua me kryemurgun, archdeacon-i Ati Sava.

Galleries


Karel Schwarzenberg at the parliamentary conference in Pristina