česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Komandanti i KFOR-it lavdëroi ekspertët ushtarak dhe ata civil çek

Më 23 tetor 2015, ambasadori Ivo Šilhavý  u takua në një drekë, jo formale, me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Guglielmo Luigi Miglietta dhe zëvendës këshilltarin politik çek, z. Lukáš Pimper.
 

Ambasadori Šilhavý me gjeneralin Miglietta bisedoi për gjendjen e tashme të sigurisë, në Kosovë, dhe për përmbushjen e detyrave të misionit të KFOR-it, në kuadër të mandatit të vet. Komandanti i Misionit të KFOR-it përsëri theksoi nivelin e lartë profesional të ekspertëve ushtarak çek që shërbyen dhe ata që shërbejnë tash në Mision. Në veçanti, gjenerali Miglietta lavdëroi bashkëpunimin me kolegun civil çek z. Pimper. Detyra e Zëvendës Këshilltarit Politik të Komandantit të KFOR-it ishte pozita më e lartë, në Mision, i drejtuar nga Republika e Çekisë. Tash në KFOR është një Task Force e Armatës Çeke e përbërë nga njëmbëdhjetë ekspertë.

Galleries


KFOR commended Czech military