česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Koncert i muzicientëve çek në Prishtinë

Më 6 shkurt 2019 në Prishtinë, u mbajt koncerti i muzicientëve tanë shumë të njohur: pianisti Ivo Kahánek dhe flautisti Mario Mesany. Koncerti u mbajt në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “Tingujt e Flautës”. Ambasada e Republikës së Çekisë mori pjesë në organizimin e Festivalit.

Koncerti i muzicientëve çek ishte një sukses i madh. Ivo Kahánek dhe Mario Mesany prezantuan krijimet e Leoš Janáček, František Benda, Fryderyk Chopin, Claude Debussy dhe Eldin Burton të plotësuara nga “Humoreska”e Dvořák-ut. Në mesin e mysafirëve ishin edhe përfaqësuesit e korit diplomatik, muzicientët profesionist nga Kosova dhe studentët e muzikës. Ditën tjetër muzicientët morën pjesë në punëtorinë për muzicientët e rinjë kosovar.

Festivali “Tingujt e Flautës” zhvillohet nga janari deri në maj ku përfshihen edhe koncerte, punëtori dhe diskutime me muzicientët, kompozitorët dhe personalitetet tjera të rëndësishme muzikore.
Koncerti pat një prezantim të dukshëm nga mediet e Kosovës, si TV KlanKosova, gazeta kryesore ditore Koha Ditore,  portali lajmeve Koha.net, KultPlus – medie on-line e specializuar për kulturë të cilat transmetuan, publikuan dhe postuan raporte dhe intervista me të dy muzicientët.

Attachments

Concert2 848 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-12

Concert3 867 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-12

Ivo Kahanek 641 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-12

Mario Mesany 742 KB JPG (Picture / Photo) 2019-02-12