česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Koncertet përfundimtare të Akademisë Evropiane Verore të Muzikës 2017

Akademia (e gjashtë) Evropiane Verore e Muzikës përfundoi me tri koncerte përfundimtare në Gjakovë, Prishtinë e Tetovë. Akademia u bë ngjarja kryesore kulturore në rajonin e Gjakovës gjatë dy javëve të korrikut. Sivjet, Republika e Çekisë sërish ishte partnere aktive. Pedagogu çek i muzikës Lukáš Moťka mbajti kurset për studentët që u shfaqën në disa koncerte dhe i dirigjoi disa nga ato. 
 

Nga 10 deri më 23 korrik, në AEVM (ESMA) 2017 u prezantua një mori e veprimtarive muzikore. Në këtë Akademi morën pjesë 120 muzicient të rinj nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe Afrika e Jugut, të cilët morën mësime dhe luajtën së bashku me interesim të madh në koncertet në Gjakovë, Prishtinë e në Tetovë të Maqedonisë. Koncertet e studentëve dhe të profesorëve të muzikës të cilët kryesisht prezantuan veprat muzikore të W. A. Mozart, D.Sostakovic dhe L.Grondahl, u përcollën nga qindra shikues të cilët i pëlqyen aftësitë muzikore të muzicientëve të rinj.

Akademia u mbajt, për herë të dytë, nën patronazhin e “Fondacionit Gjakova-Basel” me përkrahjen e komunës së Gjakovës dhe disa përfaqësive diplomatike në Kosovë, në veçanti atyre të Austrisë dhe të Gjermanisë. Bashkëpunimi me HAMU, të Pragës, mundësoi vizitën e dy profesorëve Kamila Moťková (obo) dhe Lukáš Moťka (trombon) për të udhëhequr mësime të specializuara më 2015. Pjesëmarrja e pedagogut çek të muzikës Lukáš Moťka më 2017 ndërton edhe më shumë traditën e viteve të shkuara të Akademisë dhe njëkohësisht kontribuon në prezantimin e pamjeve më të mira të kulturës dhe traditës muzikore çeke. 

Projekti i Akademisë muzikore u themelua nga Ambasada e Çekisë në Prishtinë, më 2012.Një vit më vonë Ambasada e Çekisë, sërish, e organizoi këtë ngjarje me pianistin dhe pedagogun e muzikës çeke, Jaromír Klepáč. Akademia arriti një sukses dhe vazhdoi më 2014 me nismën e Ambasadës së Gjermanisë. Ambasada e Luksemburgut e organizoi atë më 2015. Që nga viti 2016, Akademia Muzikore u organizua nga “Fondacioni Gjakova-Basel”, në qytetin e Gjakovës. 

  

Galleries


ESMA 2017 final concerts