česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Government´s Office
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Konferenca "Presidenca Çeke në BE 2022 dhe Ballkani Perëndimor"

(This article expired 30.11.2023.)

Më 21 korrik 2022, në Prishtinë u mbajt konferenca me titull “Presidenca Çeke e BE-së 2022 dhe Ballkani Perëndimor”. 

Konferenca u organizua nga Këshilli Evropian i Investitorëve, një organizatë kosovare për mbështetjen e ardhjes së investimeve të huaja, në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Çeke në Kosovë. Në hapjen e konferencës kushtuar Presidencës Çeke të BE-së folën udhëheqësi i ambasadës, Pavel Bílek, ai i zyrës së BE-së ambasadori, Tomáš Szunyog, zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Këshillit Evropian të Investitorëve, Eriola Bibolli. Pavel Bílek prezantoi prioritetet kryesore të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së dhe u ndal në detajet e synimeve të Presidencës ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kjo fushë është një nga prioritetet rajonale të Presidencës Çeke, e cila do të përqendrohet në mbështetjen e procesit të zgjerimit të BE-së dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit në fushat sektoriale. Në pjesën e dytë të konferencës, një fjalim e mbajti udhëheqësi i Zyrës Tregtare Çeke në  Podgoricë, Izudin Gušmirovič, i cili përfaqëson këtë organizatë në Ballkanin Perëndimor. Ai prezantoi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës në fushën ekonomike, zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Po ashtu, gjatë konferencës u zhvillua një diskutim i shkurtër për mundësitë e bashkëpunimit dypalësh.