česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kontingjenti çek i KFOR-it krenar për ofrimin e sigurisë 20 vjeçare në Kosovë

Më 11 qershor 2019, komandanti, gjeneral majori Lorenzo D’Addario në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë tha se KFOR-i ka ofruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, duke punuar së bashku me organizatat dhe misionet tjera ndërkombëtare, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.

Në të njëjtën kohë admirali James Foggo, komandant i Forcës së Përbashkët Aleate të  NATO-s në Napoli, tha se KFOR-i është aleanca më e madhe operative në Evropë. “Ishte qershori 1999 kur Rezoluta 144 e KS të OKB-së themeloi Forcën e Kosovës ku “prania ndërkombëtare e sigurisë u autorizua që të krijoj një mjedis të sigurt dhe të siguruar për të gjithë njerëzit e Kosovës. Ne, të lumtur kujtojmë dhe shikojmë se KFOR-i e ka  përmbushur këtë”, tha ai.

Armata çeke ka vepruar në KFOR që nga vet fillimi. Tash anëtarët e Armatës së Çekisë veprojnë në shtabin e misionit të KFOR-it në bazën “Film City”, aty ku i ushtron përgjegjësitë e veta!