česky  shqip  english 

Advanced search
ksf_parade_c_jana_kalman_1
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kremtimi i gjashtëvjetorit të FSK-së

Më 26 nëntor 2014 u kremtua gjashtë vjetori i themelimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
 

Me këtë rast u bë një parakalim ushtarak i FSK-së organizuar në hapësirat e bazës ushtarake “Adem Jashari”, shoqëruar nga një vëmendje  e publikut të gjërë. Kjo ngjarje është përcjell nga zyrtarët më të lart të shtetit: Kryetarja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministri i FSK-së Agim Çeku, komandanti i FSK-së gjenerali Kadri Kastrati, komandanti i KFOR-it, gjeneral majori Francesco Paolo Figliuolo,  përfaqësuesit e organizatave tjera ndërkombëtare në Kosovë dhe përfaqësuesit e korit diplomatik, atashetë e mbrojtjes, etj. Kryetarja Jahjaga, në fjalimin e sajë, theksoi që duke përcjell rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë së FSK-së të kompletuar së voni, në periudhën e ardhshme do të përqëndrohet në profesionalizimin e plotë të ardhshëm në harmoni me standardet e NATO-s, me qëllim që një ditë të anëtarësohet në Aleancën Veri Atlantike.   

 

Galleries


Celebration of KSF Anniversary