česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kremtimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës

Më 8 mars 2018, drejtoresha e Akademisë Diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, ambasadorja Věra Jeřábková, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kremtimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës”. Kjo ngjarje, që u organizua në hotelin “Sirius”, në Prishtinë, pati për qëllim kremtimin e pesë vjetorit të themelimit të Akademisë Diplomatike të Kosovës.
 

Pas mbledhjes plenare për kremtim, në Konferencë u shqyrtuan çështje për diplomacinë, gjininë, ekonominë dhe ndërtimin e shtetit.  Znj. Věra Jeřábková , me fjalimin e sajë mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në panelin “Ligji dhe të drejtat e njeriut”, me përqendrim në të drejtat e grave. Ajo, në fjalën hyrëse shprehu falënderimin e saj dhe vlerësoi lart përpjekjet e ambasadorit Ivo Šilhavý, i cili ishte angazhuar shumë për arritjen e Memorandumit për Mirëkuptim në mes të akademive diplomatike të Çekisë dhe të Kosovës, që u nënshkrua më 2015.

Galleries


Celebrating 5 Years of Diplomatic Academy of Kosovo