česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Embassy of the Czech Republic in Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kremtimi i Purim-it në Kosovë

Më 1 mars 2018, bashkësia hebraike në Kosovës “Bet Israel” kremtoi festën Purim me një gosti  në hotelin “Sirius”, në Prishtinë. Kryetari i “Bet Israel”, Ruzhdi Shkodra mirëpriti të gjithë mysafirët ku kishte edhe shumë fëmijë.
 

Purim është festa më e gëzuar hebraike që kremtohet me festime, me maskaradë, veshje dhe dhurata për miq. Kjo Festë përkujton shpëtimin e hebrenjve, të përshkruar në Librin e Esther të Testamentit të Vjetër, që ngjau në shekullin e IV para lindjes së Krishtit në Perandorinë Persiane, nga koha e mbretërisë së Mbretit Ahasuerus.

Galleries


Purim festivity in Kosovo