česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Office of the Prime Minister
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kryeministri Hoti priti ambasadorët e vendeve të BE-së

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, më 18 qershor 2020 priti ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryeministri Hoti falënderoi Bashkimin Evropian për ndihmën e ofruar Kosovës gjatë krizës së pandemisë.

Kryeministri Hoti informoi ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së për platformën e re, të cilën po e përgatitë qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. Ai i informoi ata për synimet e platformës dhe parimet themelore, nga të cilat do të udhëhiqet qeveria e Kosovës, duke theksuar se synimi kryesor i dialogut të përbashkët është njohja e ndërsjellë, në mes të dy vendeve.