česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kryeministri Mustafa – Diskriminimi i BE-së për visa

Më 9 dhjetor 2015, nën udhëheqjen e përfaqësuesit special të BE-së, Samuel Žbogar, u mbajt një takim i jashtëzakonshëm i udhëheqësve të misioneve diplomatike të vendeve të BE-së. Në këtë takim mysafirë kryesor ishin kryeministri, Isa Mustafa, dhe ministri për çështjet evropiane, Bekim Çollaku.
 

Në prezantimin e tyre, ata theksuan domosdonë e liberalizimit të vizave, për Kosovën, që ka ngel vendi i vetëm në Ballkanin Perëndrimor pa heqjen e vizave për udhëtim në BE.

Ministri Çollaku theksoi se Kosova i ka përmbushë të gjitha kriteret dhe se mohimi i mëtejmë i liberalizimit të vizave konsiderohet diskriminim i vendeve anëtare të BE-së. Kryeministri Mustafa nënvizoi se shtyerja artificiale e liberalizimit të vizave për Kosovën, jo vetëm që thellon frustruimin e qytetarëve të Kosovës, por mund të qojë edhe në radikalizimin e disa kosovarëve.

Galleries


PM visa liberalization