česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kryeministri Mustafa në drekë me udhëheqësit e misioneve të vendeve të BE-së

Kryeministri i Kosovës Isa Musatafa pranoi ftesën e udhëheqësve të misioneve të vendeve të BE-së për drekë pune, më 14 janar 2015.
 

Në këtë rast kryministri Mustafa prezantoi përparësitë kyçe të qeverisë së re të Kosovës ku, mes tjerash, theksoi përforcimin e ekonomisë me qëllim të ngritjes së GDP-së, zvoglimin e papunësisë dhe varfërisë, përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si edhe e fundit, që për nga rëndësia nuk është e tillë, nxitjen e investimeve të huaja. Në të njejtën kohë, tha ai, synimi i administratës, në bashkëpunim me EULEX-in, është përforcimi i rendit dhe ligjit, lufta efektive kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Udhëheqësit e misioneve mirëpritën masat e përgatitura nga qeveria e re, në kontekst të qasjes së Kosovës ndaj BE-së, dhe theksuan nevojën  e arritjes së rezultateve konkrete të planifikimit të hapave për një kohë të afërt. Brenda kësaj kornize, ishte një diskutim për reformën e administratës publike dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes sa më të shpejt që mundet të çështjes së termoelektranës “Kosova A”, që ngelet ndotësi krysor i mjedisit.     

Galleries


Lunch with PM and EU Heads of Mission