česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: RKS PM Office
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kryeministri z. Kurti priti Udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë z. Bílek

Më 7 shkurt 2020, udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, u prit nga kryeministri i sapo zgjedhur i Kosovës, Albin Kurti.

Pavel Bílek e uroi Albin Kurtin për detyrën e re dhe e nxiti qeverinë e tij në reformat e nevojshme në rrugën e suksesshme të Kosovës drejt BE-së. Udhëheqësi i Ambasadës së Republikës së Çekisë shprehu besimin se qeveria e re e Kosovës do të përqendrohet në reforma ekonomike, përforcim të rendit dhe ligjit dhe rifillimin e shpejt të dialogut me Serbinë. Ai, njëherazi, e siguroi kryeministrin Kurti në mbështetjen e Qeverisë së Çekisë për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre për në BE, përfshirë edhe Kosovën. Pavel Bilek, po ashtu, theksoi interesimin për përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit në ekonomi dhe tregti.

Attachments

Meeting 2 95 KB JPG (Picture / Photo) 2020-02-10

Meeting 3 95 KB JPG (Picture / Photo) 2020-02-10