česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kryetari Hoxhaj çmon kryesimin çek të Grupit të Vishegradit

Më 7 mars 2016 ambasadori i Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý, u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Në këtë takim miqësor u biseduan, në veçanti, veprimtaritë e Ambasadës së Çekisë në Prishtinë në lëmitë e arsimit, kulturës dhe të mbështetjes së NVM-ve.  
 

Ndërlidhur me vizitën e paradokohëshme të emisarit të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe ish-komisionerin e Komisionit Europian, Štefan Füle, kryetari Hoxhaj çmoi mbështetjen për zbatimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Heqja e vizave është një faktor kyç për qytetarët e Kosovës në arritjen e të drejtave të barabarta me qytetarët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Hoxhaj vlerësoi angazhimin e qeverisë së Çekisë si kryesuese e vendeve të Grupit të Vishegradit. Ai, në këtë kontekst shprehu shpresën e tij se Grupi i Vishegradit do të nxis deklarimin e Komisionit Europian për afatin e zbatimit të udhëtimit pa viza në Europë, për qytetarët e Kosovës. 

Galleries


Chairman Hoxhaj appreciates Czech Presidency of Visegrád Group