česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

LTM Princi i Wales-it në Prizren

Më 19 mars 2016, Lartësia e Tij Mbretërore Princi i Wales-it, në fund të udhëtimit të tij në Ballkanin Perëndimor, së bashku me Lartësinë e Sajë Mbretërore Dukeshën e Cornwall-it, vizitoi Kroacinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën, gjatë së cilit udhëtim, u prit ngrohtësisht në Prizren. 
 

LTM vizitoi xhaminë “Sinan Pasha”, Kishën Ortodokse Serbe “Sh. Gjergji” dhe Katedralen Katolike të “Zonjës Sonë Ndihmëtare”. Ministri në detyrë i Punëve të  Jashtme, Petrit Selimi e mirëpriti LTM Princ Charles-in në konferencën ndërfetare “Interfaith Kosovo” e përqëndruar në dialogun në mes të feve dhe mbrojtjen e trashëgimisë si mjet për luftimin e ekstremizmave fetar dhe promovimin e pajtimit. LTM Princi Charles, në fjalimin e tij, theksoi se “fillimi i ri mund të bëhet vetëm përmes pajtimit dhe faljes”.
 

Galleries


HRH The Prince of Wales in Prizren