česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Marrëveshja me BE-në përmirëson mjedisin e biznesit

Konferenca e quajtur “Konferenca e Nivelit të Lart për Marrëveshjen BE-Kosova për Stabilizim dhe Associon”, u mbajt më 17 maj 2016, në Prishtinë. Seminari, kryesisht u përqëndrua në përfitimet dhe mundësitë e Marrëveshjes për ekonominë e Kosovës, rritjen ekonomike dhe punësimin.
 

Konferenca u organizua nga Zyra e BE-së në Prishtinë, në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, kreyminstri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ministri i Kosovës për integrime everopiane, Bekim Çollaku, iu bashkuan ceremonisë së hapjes së kësaj Konference. Ata, në fjalimet e tyre, vlerësuan lart Marrëveshjen  të cilën e quajtën një kontratë për ardhmërinë e Kosovës. Ata, u pajtuan se zbatimi i Marrëveshjes do të përkrahë rritjen ekonomike, përmirëson mjedisin e biznesit, ngritë shfaqjen ekonomike dhe përmirëson cilësinë e prodhimeve vendore. Marrëveshja është bazë e përmirësimit të kushteve për ndërmarrësit, për krjimin e mundësive të reja në të gjithë sektorët e ekonomisë së Kosovës dhe ka ndikim pozitiv në tregun e brendshëm, tek konsumatorët si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.

Në panelin kushtuar çështjeve të infrastrukturës, me theks të veçantë, u diskutuan projektet për rindërtimin e rrjetit kryesor në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe kompletimin e lidhjeve të Kosovës me Maqedoninë dhe Serbinë, përmes autostradave.

Qëllimet e Qeverisë për rindërtimin e termo-elektranave të tashme, “Kosova A” dhe “Kosova B”, si dhe planin për të ndërtuar termo-elektratën e re, “Kosova e Re”, u diskutuan në seksionin kushtuar energjisë. Panelistët vlerësuan lart rrjetin ndërlidhës të tensionit të lartë, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe mbështetjen e burimeve të energjisë së ripërtritëshme.

Zbatimi i Marrëveshjes do të hapë qasjen në tregun e Kosovës për kompanitë çeke dhe me zbatimin e standardeve europiane territori do të ofrojë shumë mundësi të reja, si dhe disa mundësi të papërdorura nga e kaluara për ndërmarrësit çek në sektorin e energjisë, transportit hekurudhor dhe efikastit të enegjisë.

Galleries


Agreement with EU will improve Business Environment