česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: © Jana Kálmán
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Memorandum Mirëkuptimi në mes të akademive diplomatike të Çekisë dhe të Kosovës

Më 30 maj 2016, u ratifikua Memoradumi i Mirëkuptimit në mes të Akademisë Diplomatike të Çekisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Në emër të Akademisë Diplomatike të Çekisë Memorandumin e nënshkroi ambasadori Ivo Šilhavy, ndërsa pala kosovare u përfaqësua nga drejtori i Akademisë Diplomatike, z. Skender Durmishi.
 
Akademia Diplomatike e Kosovës u themelua para katër vitesh dhe ka nënshkruar 35 memorandume të mirëkuptimit edhe marrëveshje bashkëpunimi me partner jo vetëm nga Europa por edhe me vende të botës. Synimet e tashme të Akademisë Diplomatike të Kosovës para së gjithash janë të përqëndruara në mësimet profesionale të diplomatëve të tashëm të rinjë dhe të diplomatëve të lartë, por AD në të ardhmen duhet të përmbush detyrën e rekrutimit dhe të zgjedhjes.

Në komunikatën për medie të plasuar në faqen e interntit të Akademisë Diplomatike të Kosovës drejtori, Skender Durmishi,  theksoi se nënshkrimin e Memorandumit e konsideron një hap të rëndësishëm në mardhëniet dy palëshe që do të sjellin mundësi të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me një synim që të sjellë aftësi profesionale të nevojshme për diplomatët nga dy vendet, Kosova dhe Republika e Çekisë.

Galleries

Signing of Memorandum of Understanding between Czech and Kosovo Diplomatic Academy