česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA CZ
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mëngjesi me OJQ-të e Kosovës në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të së Drejtave të Njeriut

(This article expired 30.11.2023.)

Më 10 dhjetor 2021, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bílek, ftoi për mëngjes përfaqësues të OJQ-ve të respektuara kosovare, për të drejtat e njeriut, me të cilat Republika Çeke ka një bashkëpunim afatgjatë: Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, OJQ Nënë Tereza, Instituti Demokratik i Kosovës, Programi për të Drejtat Civile - Kosovë (CRP/K) dhe dega rajonale e OJQ-së Çeke, People in Need.

Në fjalën e tij, dhe në diskutimin në vijim, Udhëheqësi i Ambasadës çmoi bashkëpunimin e deritashëm në realizimin e përbashkët të projekteve në këtë lëmi. Përfaqësuesit e organizatave të përmendura falënderuan për mbështetjen afatgjate që Republika Çeke po ofron në kuadër të projekteve të përbashkëta. Gjatë mëngjesit u diskutua edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, në zonat ku veprojnë këto organizata.