česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MFA
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mëngjesi me OJQ-të e Kosovës në përvjetorin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Më 9 dhjetor 2022, udhëheqësi i Ambasadës Çeke në Prishtinë, Pavel Bílek, ftoi për mëngjes përfaqësues të OJQ-ve të respektuara kosovare për të drejtat e njeriut, me të cilat Republika Çeke ka një bashkëpunim afatgjatë: Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, Shoqata e të Verbërve të Kosovës, OJQ “Nënë Tereza”, Instituti Demokratik i Kosovës, Programi për të Drejtat Civile - Kosovë (CRP/K) dhe dega rajonale e OJQ-së Çeke “People in Need”.

Në fjalën e tij dhe në diskutimin në vijim, Udhëheqësi i Ambasadës vlerësoi bashkëpunimin e deri tashëm, në realizimin e përbashkët të projekteve në këtë fushë. Përfaqësuesit e organizatave të përmendura falënderuan për mbështetje afatgjate që Republika Çeke ofron në kuadër të projekteve të përbashkëta. Gjatë mëngjesit u diskutua edhe për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë në zonat, ku veprojnë këto organizata.