česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Mirëmbajtja e përbashkët e varrezave hebraike në Prishtinë

Më 13 qershor 2017  bashkësia hebraike “Bet Israel Kosova” në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës pastruan varrezat hebraike në lagjet e Prishtinës: “Arbëria” dhe “Velania”. Bazuar në marrëveshjen e përbashkët, Forca e Sigurisë së Kosovës  me “Bet Israel”, në të ardhmen do të kujdesen për këto varreza.
 

Varrezat hebraike në lagjen “Velania” u rehabilituan në vitin 2008, me ndihmën financiare (11,200 euro) të Republikës së Çekisë, në bashkëpunim me Institutin për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeun Komunal të Prishtinës. Aty janë 117 varreza, ku 44 prej tyre janë të mbuluara me pllaka të mermerit. Këto varreza datojnë nga shekulli i XVII-të, kryesisht nga bashkësia Sephardi.

Galleries


Jewish Cemeteries in Pristina