česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Misioni i kryetarëve të komunave të Kosovës në Republikën Çeke

Në kuadër të manifestimeve të mbajtura gjatë Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së, një delegacion i kryetarëve të komunave të qyteteve të Kosovës qëndroi në Republikën Çeke prej 15-19 nëntor 2022.

Në rend dite ishin negociatat me kompanitë çeke dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke për bashkëpunimin afarist. Veprimtaria u përqendrua në zhvillimin urban dhe të ashtuquajturat Qytete të Menqura. Kryetarët e komunave morën pjesë në Konferencën e Qyteteve të Menqura: BE - Ballkani Perëndimor të organizuar në Pragë në kuadër të Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së. Delegacioni i Kosovës pati mundësi të negociojë me kompanitë inovative çeke në fushën e zhvillimit urban, të vizitojë prodhimin e prodhuesit të autobusëve SOR Libchavy dhe të negociojë me një përfaqësues të Škoda Transportation Company. Përfaqësuesit e qyteteve të Kosovës morën informacione edhe për zgjidhjet më të fundit në fushën e transportit inteligjent urban, sistemet inteligjente të parkimit dhe zgjidhjet moderne për përmirësimin e mjedisit në qytete. Misioni krijoi kushte të shkëlqyera për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Republikës Çeke dhe Kosovës.