česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: KFOR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ndërrimi i komandës së KFOR-it

Më 28 nëntor 2018, në Kosova Film, u bë ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it, ku gjeneral-majori Salvatore Cuoci i dorëzoi detyrën e komandantit të trupave të KFOR-it gjeneral-majorit  Lorenzo  D’Addario. Ceremonia u përcoll nga shumë mysafirë të dalluar: admirali James Foggo, komandant i Forcës së Përbashkët në Napoli, admirali Giuseppe Cavo Dragone, Komandant i Shtabit të Operacioneve të Përbashkëta  dhe shumë autoritete tjera civile, ushtarake dhe fetare. Në ceremoni morën pjesë po ashtu edhe përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve anëtare të KFOR-it, përfshirë udhëheqësin e ri të Ambasadës së Çekisë në Kosovë, ambasadorin Pavel Bílek.
 

Në fjalimin e tij, admirali Foggo, theksoi se gjenerali Cuoci ka bërë një punë shumë të madhe, në udhëheqje, me ushtarët e 28 shteteve me kultura dhe etni të ndryshme

Ai, lavdëroi cilësitë udhëheqëse dhe theksoi rolin e tij në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me pjesëmarrësit në këtë fushë. KFOR-i, brenda raundit të 22-të, vërtetoi se është faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, duke ofruar siguri dhe ndërtuar kapacitete vendore me qëllim të sigurimit të një të ardhme më të mirë, për të gjithë njerëzit e Kosovës.

Gjeneral-majori Lorenzo D’Addario është komandanti i 23-të i KFOR-it që nga qershori i vitit 1999, që kur NATO hyri në Kosovës.