česky  shqip  english 

Advanced search
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Ndihma çeke me pajisje humanitare për Kosovën në luftën kundër pandemisë COVID-19

(This article expired 31.12.2022.)

Më 15 dhjetor, një ndihmë materiale humanitare me 30,000 copë respiratorë, 30,000 palë të dorezave vinil, 10,000 palë mbështjellëse të këpucëve dhe 5,000 copë veshje mbrojtëse, u sollën në Prishtinë, me një aeroplan special të Armatës së Çekisë, në vlerë prej rreth 193,000 euro.

Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, zëvendës udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Juraj Melioris, dorëzoi ndihmën çeke për Kosovën tek zëvendësministri, Luan Gola, i cili shprehu falënderimin e Qeverisë së Kosovës për Republikën e Çekisë. Juraj Melioris përmendi zhvillimet e tashme pozitive bilaterale të bashkëpunimit Çeki-Kosovë, në veçanti në leminë ekonomike, si dhe në fushën e bashkëpunimit zhvillimor e në fushat tjera.