česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Henor Draghaj
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Akademinë për Javën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë - Mirënjohje për Udhëheqësin e Ambasadës së Çekisë

(This article expired 15.10.2021.)

Më 15 tetor 2019, udhëheqësi i Ambasadës së Çekisë, Pavel Bilek, mori pjesë në Akademinë Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës. Në Akademi morën pjesë kryetari i Forumit për Aftësinë e Kufizuar, Bujar Kadriu, kryetari i Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të Kosovës për aftësinë e kufizuar.

Në Akademi, u vlerësua gjendja e të verbërve të Kosovës. Republika e Çekisë ka ndihmuar për shumë vite në synimin për përfshirje të plotë të të verbërve në shoqërinë kosovare. Siç theksoi kryetari i Shoqatës së Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki: “Ambasada e Republikës së Çekisë përmes projekteve të tyre arriti të ndihmojë të verbërve kur ishte një bashkësi pothujase tërësisht e pa shkolluar deri tek ngritja e tyre në nivele akademike dhe intelektuale”.
Udëheqësi i Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, tha: “Republika e Çekisë ka një përvojë të gjatë duke ndihmuar të verbërit. Për këtë ne kemi miratuar këtë ndihmë si një nga fushat e bashkëpunimit në të cilën shteti i ri i Kosovës nuk ka dije e as burime”.
Shoqata e të Verbërve, “Për kontributin e dhënë në ngritjen e të drejtave të të verbërve në Republikën e Kosovës” i dha mirënjohje Udhëheqësit të Ambasadës së Çekisë, Pavel Bilek-ut.