česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: Velvyslanectví Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Fankofoni edhe filmi çek “Ujku nga Rruga Vreshta Mbretërore”

Frankofonia në Kosovë, zyrtarisht, u nis më 7 mars 2018 me një konference për medie dhe një koncert të Charles Baptiste. Ambasada e Francës bashkë me ambasadat tjera dhe institucionet e Kosovës përgatiten një program të gjerë me ekspozita, muzikë, shfaqje teatrale dhe filmike e shfaqje për fëmijë dhe konferenca, përfshirë prezantimin e kuzhinës frënge. 
 

Ambasada e Çekisë në Prishtinë, në Frankofoni, mori pjesë me prezantimin e filmit çek “Ujku nga Rruga Vreshta Mbretërore”, me regji të Jan Nemec. Më 16 mars 2018, ambasadori Ivo Šilhavý prezantoi shfaqjen e filmit në Institutin Francez, në Prishtinë. Publiku i përberë prej studentëve nga Universiteti i Prishtinës, ushtarët çek nga misioni i KFOR-it, përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Prishtinë, atasheu kulturor nga Ambasada e Francës dhe shumë të tjerë shikuan filmin me interesim të lart.

Filmi “Ujku nga Rruga Vreshta Mbretërore” u prodhua, më 2016, në bashkë-prodhimin Çek-Sllovak-Frëng. Ky film ishte puna e fundit e regjisorit Jan Nemec, i cili vdiq para përfundimit të këtij filmi. Jan Nemec e filmoi këtë komedi fatkeqe, që mbështetët në librin e tij auto-biografik, të botuar më 2011. Tregimi i rrëfyer nga Karel Roden, përcjell jetën e regjisorit nga festivali i filmit në Kana më 1968 deri në festivalin e filmit në Karlovy Vary, në verën e vitit 2015. Premiera e Filmit u shfaq në Festivalin e 51-të Ndërkombëtar të Filmit në Karlovy Vary, në korrik 2016, ku qe prezantuar në konkurrencën kryesore.