česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZŮ Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Gjakovë dhe në Mitrovicë filloi Akademia Evropiane Verore e Muzikës 2018

Më 22 gusht 2018, në Gjakovë dhe në Mitrovicë, filloi  Akademia Evropiane Verore e Muzikës e cila do të përfundojë me koncertin përfundimtar të studentëve, më 30 gusht 2018. Studentët nga 17 deri më 27 vjeç gjatë Akademisë do të kenë mundësi të ngrisin aftësitë e tyre muzikore përmes shumë mësimeve të udhëhequra nga 14 pedagog të muzikës nga: Austria, Çekia, Franca, Gjermania, Hungaria, Luksemburgu, Maqedonia, Holanda dhe Polonia.
 

Në Akademinë e sivjetme muzikore Republika e Çekisë sërish do të jetë partner aktiv fal bashkëpunimit të Ambasadës së Çekisë, në Prishtinë, dhe HAMU nga Praga. Pjesëmarrja e trumpetistit të parë të Orkestrës Filharmonike të Çekisë, Ladislav Kozderka, i cili ka dhënë mësime të specializuara më 2018, të krijuara nga tradita e viteve të mëparshme të Akademisë dhe duke kontribuar në prezantimin e pamjes më të mirë të kulturës së Çekisë dhe të  traditës muzikore të Çekisë.   

Projekti i akademisë muzikore është themeluar nga Ambasada e Çekisë, në Prishtinë më 2012. Ambasada e Republikës së Çekisë këtë ngjarje e organizoi edhe një vit më vonë, më 2013, si projekt i përbashkët i misioneve diplomatike të vendeve të BE-së. Akademia ishte një sukses i madh, në Prishtinë, dhe vazhdoi më 2014 me nismën e Ambasadës së Gjermanisë dhe pasoi nga ajo e Luksemburgut, një vit më vonë. Që nga viti 2016 Akademia organizohet nga “Fondacioni Gjakova-Basel”, në qytetin e Gjakovës, ku disa veprimtari u bënë në qytete të tjera e këtë vit do të mbahen në Mitrovicë, në veri të Kosovës.

Link: https://www.european-music-academy-ks.com/events/events-of-esma-2018/