česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Kosovë filloi Akademia Evropiane Verore e Muzikës 2017

Të hënën, më 10 korrik 2017, në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, për të gjashtën herë radhazi, filloi Akademia Evropiane Verore e Muzikës. Studentët dhe mysafirët i mirëpriti drejtori artistik, z. Desar Sulejmani. Këtu ishin të pranishëm edhe ambasadori austriak z. Gernot Pfandler, përfaqësuesit e ambasadës së Gjermanisë, të Çekisë si dhe ata të komunës së Gjakovës.

 

123 muzicient të ri nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe Afrika e Jugut do të jenë pjesëmarrës të Akademisë së sivjetme. Gjatë Akademisë, këta studentë do të mund të përmirësojnë aftësitë e tyre muzikore përmes shumë kurseve që të do të udhëhiqen nga profesorët e muzikës. Dhjetë pedagog  nga Kosova, Austria, Gjermania, Polonia, Franca, Rusia, Holanda, Hungaria dhe Çekia do t’i mësojnë dhe përgatisin studentët për koncerte që do të mbahen në dy qytetet e Kosovës: Gjakovë e Prishtinë dhe Tetovë të Maqedonisë. 

Projekti i akademisë muzikore është themeluar nga Ambasada e Çekisë, në Prishtinë më 2012. Ambasada e Republikës së Çekisë këtë ngjarje e organizoi edhe një vit më vonë, më 2013, si projekt i përbashkët i misioneve diplomatike të vendeve të BE-së. Akademia ishte një sukses i madh, në Prishtinë, dhe vazhdoi më 2014 me nismën e Ambasadës së Gjermanisë dhe pasoi nga ajo e Luksemburgut, një vit më vonë. Që nga viti 2016 Akademia organizohet nga “Fondacioni Gjakova-Basel”, në qytetin e Gjakovës.  

Në Akademinë e sivjetme, Republika e Çekisë sërish përfaqësohet si një partner aktiv fal bashkëpunimit të Ambasadës së Çekisë në Prishtinë dhe HAMU nga Praga, pasi që kjo e fundit lejoi solistin Lukas Moťka të udhëheq mësime të specializuara më 2015. Pjesëmarrja e pedagogut çek të muzikës, Lukas Moťka, më 2017 u bë mbështetur në traditën e viteve të mëparshme, të Akademisë. Pjesëmarrja e tij, njëkohësisht, kontribuon në promovimin e pamjes më të mirë të kulturës çeke dhe të traditës muzikore çeke.

Link: https://www.european-music-academy-ks.com/events/events-of-esma-2017/

 

Galleries


European Summer Music Academy 2017 in Kosovo has started