česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

“Në Kosovë me dashuri”

Më 27 tetor 2016, në Ditën Kombëtare të Çekisë, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, u hap foto-ekspozita “Në Kosovë me dashuri”. Në këtë ngjarje morën pjesë ish-Presidentja Atifete Jahjaga, ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, dhe mysafirë tjerë të shquar. Anëtarët e Korit Diplomatik, ata të misioneve ndërkombëtare në Kosovë dhe përfaqësues të skenës politike e kulturore, e pëlqyen shumë veçantinë e ngjarjes, atmosferën e këndëshme, mprehtësinë dhe përvojën artistike.    
 

Ceremonia e hapjes së foto- ekspozitës e përcolli pjesën zyrtare të pritjes për Ditën Kombëtare të Çekisë. Ekspozita e autorit çek Albert Pich - “fotograf i rrugës”, shpaloi 32 fotografi, në teknikën bardhë e zi, duke pasqyruar përditshmërinë në Kosovë, kryesisht në Prishtinë. Koncepti i ekspozitës ishte disejnuar si reflektim artistik natyral në nismën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës #InstaKosovo, që është një hapsirë alternative për diplomacinë kreative të Kosovës. Kjo përdorë kanalin e ri të komunikimit, kryesisht për të rinjtë, për të përcjell porositë me mjete kreative jo- verbale. Ekspozita u sponzorua nga Raiffeisen Bank Kosova dhe do të jetë e hapur deri më 10 nëntor 2016.

Në fjalimin e mirëseardhjes, ambasadori Ivo Šilhavý prezantoi ekspozitën si një portë virtuale të jetës ditore të njerëzve të Kosovës, aty ku botërat e politikës dhe të diplomacisë, falë fotografive të fotografit çek të rrugëve, janë hije në jetën e njerëzve në rrugë. Kjo është një shpërndarje e shprehjes simbolike të konceptit ku të gjithë jemi anëtarë të një familje të madhe njerëzore dhe ne duhet të kultivojmë dashuri e respekt për  njëri-tjetrin. Autori i fotografive, Albert Pich, në fjalimin e rastit përkujtoi shtatë vitet e tij të kaluara në Kosovë dhe përmendi njerëzit që ka takuar si edhe fatet e tyre që provoi t’i gjejë, me aparatin e tij, në fytyrat e tyre.

Ekspozita u bë pjesë e kalendarit kulturor në Kosovë.

Galleries


In Kosovo with Love