česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Kosovë përkujtohet Dita ndërkombëtare e Holocaust-it

Më 27 janar 2015 u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e Ditës ndërkombëtare të Holocaust-it. Kjo ngjarje u organizua nga Bashkësia Hebraike Bet Israel dhe u mbajt në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë.
 

Fjalimet u mbajtën nga Ruzhdi Shkodra, udhëheqës i Bashkësisë Bet Israel në Kosovë, dhe nga rabini Yoel Kaplan nga Jerusalemi, përgjegjës përveç Kosovës edhe për Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi. Në këtë fjalim rabini Kaplan përkujtoi publikun për trimërinë e popullit shqiptarë të cilët shpëtuan mijëra hebrej nga vdekja. Ai ftoi të gjitha bashkësitë të jetojnë së bashku në paqe dhe dashuri. Kjo ngjarje u përcoll nga ambasadorët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Çekisë si edhe nga përfaqësuesi i ambasadës së Hungarisë.  

Galleries


International Holocaust Remembrance day in Kosovo