česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Pejë u rindërtuan dhe dorëzuan varrezat ushtarake nga LPB-ja

(This article expired 31.10.2018.)

Më 30 shtator 2014 varrezat ushtarake Austro-Hungareze nga Lufta e Parë Botërore, me rastin e 100 vjetorit, iu dorëzuan komunës së Pejës.

Varrezat e meremetuara sërish janë një vend i dinjitetshëm për qëndrimin e 160 ushtarëve të vdekur. Këta ushtarë i përkisnin kombeve të ndryshme, që atëbotë ishin pjesë e Mbretërisë së Austro-Hungarisë si dhe: 8 çekë,  41 rus, 2 malazez, 1 turk dhe 4 të panjohur.

Nismën për rehabilitimin e varrezave ushtarake në Pejë e morën së bashku Ambasada e Hungarisë dhe Ambasada e Austrisë në Prishtinë. Në bashkëpunim me Departamentin e Vjenës të Muzeut Ushtarak Historik u mundësua qasja në arkivat e luftës dhe u ekzaminuan dokumentet dhe shënimet. Plani dhe rehabilitimi i varrezave u realizua falë bashkëpunimit të afërt në mes të Ministrisë së Jashtme të Hungarisë dhe të austriakut Schwarzes Kreuz, kontingjentit të KFOR-it hungarez dhe austriak, Ministrisë së Kosovës për Forcën e Sigurisë dhe zyrës së Kreytarit të Pejës.

Lórant Balla, ambasadori hungarez në Prishtinë në ceremoninë e përurimit tha: “Lusim Zotin të na jap paqe që të mos ketë më varre e as varreza të reja e as nevojë për t’i kujtuar ato në të ardhmen, por ne gjithëherë të gjejmë fusha, mundësi dhe mjedise ngrohtësie për të zhvilluar bashkëpunimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të besimit, stabilitetit dhe të mirëqenies.

Johan Brieger, ambasadori austriak në Prishtinë, konkludoi: “Kjo ngjau vetëm pas shkatrrimit të pafund dhe humbjes së sërishme të jetëve, ku njerëz shumë të guximshëm u ngritën dhe zgjodhën shtegun alterantiv, pra “shtegun jo të lehtë të urrejtes dhe hakmarrjes”…Sot, përkundër disa dobësive, e konsiderojë Bashkimin Evropian projektin e deritashëm më të suksesshëm të paqës, një kështjellë kundër lajthitjeve dramatike të shekullit XX”.   

Ceremonia u përcoll nga Ministri i Forcës së Sigurisë, Zëvendëskomandati i KFOR-it, Kryetari i Pejës dhe përfaqësuesit e OSBE-së edhe të UNMIK-ut. Ceremonia u shënua edhe me zbulimin e pllakës përkujtimore e shërbimit fetar. Libri i cili do të përfshijë emrat e 208 ushtarëve të rënë, do të jetë i qasshëm për publikun afër Kishës Katolike.