česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MZV KS
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Pragë, ministri Petříček takoi ministrin Konjufca

Më 26 shkurt 2020, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Çekisë, Tomáš Petříček, u takua me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Më 26 shkurt 2020, ministri i punëve të jashtme të Republikës së Çekisë, Tomáš Petříček, u takua me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. Ministrat u takuan një ditë para takimit vjetor të ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit (V4) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt nën kryesimin e Çekisë të V4-shit.

Përqendrimi i takimit të ministrave u bë në marrëdhëniet dy paleshe në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës. Të dy ministrat u pajtuan në marrëdhëniet dy paleshe në mes të Republikës së Çekisë dhe të Republikës së Kosovës. Po ashtu, të dy ministrat u pajtuan për nevojën e përforcimit kryesisht të dimensionit ekonomik të marrëdhënieve të përbashkëta.

Gjithashtu, çështja e bashkëpunimit dhe përkrahja e Republikës së Çekisë dhe të vendeve të V4-shit për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian u diskutua.

Takimi vjetor i ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Grupit të Vishegradit (V4) dhe atyre të Ballkanit Perëndimor e organizuar nga Kryesimi i Çekisë për V4-shin u mbajt më 27 shkurt 2020, në Pragë. Takimi u përcoll nga Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim, nga Ministri i Jashtëm i Kroacisë në cilësinë e Kryesueses së Këshillit të BE-së, Ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovenisë, dhe Sekretarit të Përgjithshëm Federal të Ministrisë Austriake për Çështje të Evropës dhe atyre Ndërkombëtare.