česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZU Pristina
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Në Tiranë - u mbajt Konferenca Regjionale e Ambasadorëve të Republikës së Çekisë

Ambasadorët e Republikës së Çekisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe  ambasadorët në Slloveni dhe Kroaci, mbajtën Konferencën e parë regjionale, nga 22 deri më 24 nëntor 2017 në Tiranë. 
 

Synimi i Konferencës ishte diskutimi i detajuar i situatës në të gjitha vendet e regjionit, marrëdhëniet dypalëshe si dhe mundësitë e ngritjes së lidhjeve me këto vende. Ambasadorët, po ashtu, u përqendruan në rrugët si të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor në integrimet euro-atlantike.

Në kuadër të kornizës së Konferencës, ambasadorët u priten nga ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, me të cilin ata diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit regjional dhe perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ambasadorët, po ashtu, vizituan hapësirat e Fondit të Ballkanit Perëndimor (WBF) dhe biseduan me drejtorin e Fondit, z. Gjergj Murra, për rolin dhe punën e WBF. 

Republika e Çekisë është njëra nga mbështetësit kryesor të zgjerimit të BE-së, duke kërkuar nga vendet aspirante përmbushjen e kushteve.

Galleries


Regional Conference of Ambassadors of the Czech Republic in Tirana