česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MD ČR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Kriza me COVID – Masat e reja të Qeverisë që vlejnë nga 22 tetor 2020

(This article expired 27.10.2022.)

Si rezultat i gjendjes epidemiologjike, janë nxjerr masa të reja të krizës që kanë hyrë në fuqi më 22 tetor 2020, duke ndaluar lëvizjen e lirë të njerëzve në tërë Republikën e Çekisë.

Në Republikën e Çekisë mund të shkohet vetëm në rastet saktësisht të domosdoshme. Por, nuk është e mundur të udhëtohet për alpinizëm ose për të vizituar miqtë. Kjo vlen kryesisht për njerëzit që janë ende duke ardhur në mënyrë të pakufizuar nga të ashtuquajturat vende të gjelbra. Kjo tani po ndryshon dhe zbatohet mundësia për të arritur vetëm në rastet e nevojshme nga të gjitha vendet. Kufizimet përfshijnë, për shembull, mbylljen e hoteleve dhe mjediseve të akomodimit (për qëllime turistike) ose qëndrimin në publik vetëm për dy persona.

Ky vendim nuk kufizon udhëtimin e udhëtarëve nga periferi në asnjë mënyrë.

Personat, si raste të domosdoshme, që mbërrijnë në Republikën e Çekisë duhet të respektojnë rreptësisht masat e karantinës, që konsistojnë në plotësimin e formularit pasues para udhëtimit dhe bërjen e testit Covid-19 pas mbërritjes në Republikën e Çekisë.

Kufizimet për lëvizje të lirë, të personave në Republikën e Çekisë, janë në fuqi deri më 3 nëntor 2020, me mundësi vazhdimi.