česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Nga Prishtina me dashuri

Më 16 dhjetor 2015, një stiliste udhëheqëse e modës, Blerina Kllokoqi Rugova, prezantoi në Prishtinë një shfaqje të modës të titulluar “Nga Prishtina me dashuri”.
 

Me pjesëmarrjen e zonjës presidente, Atifete Jahjaga, stilistja e re në sallën e mbushur përplot me  me kolekcionin e vizioneve të sajë të modës, që nuk u shfaqën vetëm nga modelet, por po ashtu edhe nga gratë me të arritura të suksesshme dhe njohje në profesionet e tyre si: në art, politikë, drejtësi, gazetari, mjekësi, etj. Në mesin e tyre ishin edhe këshilltarja e Ministrit të Punëve të Brendshme, Drita Perezic, prokuror, Drita Hajdari, gjinekologia, Jasmina Tolaj, kryetarja e komunës së Gjakovës dhe ish-zëvendëskryeministrja e ministre e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, studentja e menaxhmentit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, Diellza Nushi, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Blerta Deliu, avokatja, gazetarja dhe producentja e shpërblyer nga OKB-ja për veprimtarinë e sajë për të drejtat e njeriut, Dijana Toska, aktorja,  Ilire Vinca, gazetarja dhe moderatorja, Flanza Çitaku, modelja, Melita Shabani, dhe shumë të tjera. Në fund të shfaqjes në shtegun e modës u paraqit edhe politikani Visar Arifaj, mirëpo ai “nuk gjeti” rroba të vishej.

Galleries


From Pristina with Love