česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZÚ Priština
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Nis projekti në mbështetje të Radio Alba-s

Ky projekt është pjesë e programit për mbështetjen e mediave të pavarura në Ballkanin Perëndimor, i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, në kuadër të politikës së saj transformuese. Për Radio Alba-n kontratën e nënshkroi menaxheri i projektit, Ilir Musolli.

Qëllimi i projektit është t'u ofrojë qytetarëve të Komunës së Klinës përmes prodhimeve të Radios, broshurave dhe posterave informacione për ligjet, rregulloret dhe negociatat e rëndësishme për drejtimin e çështjeve të  aktivizimit qytetar, respektimin e rregulloreve, transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të pushtetit komunal, pozita e grave, e të moshuarve, e të rinjve dhe e pakicave në shoqëri. Përmes projektit, qytetarët do të mund të marrin pjesë, për shembull, në diskutimin për buxhetin komunal. Për shkak të dëgjueshmërisë së gjerë të Radio Alba-s, projekti i kalon kufijtë e Komunës së Klinës, rreth 150 mijë qytetarë të Kosovës do të mund të ndjekin programin e Radio Alba-s.