česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: MZV CR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Pallati Çernin pret në takim V4-shin dhe ministrat e Ballkanit Perëndimor

(This article expired 27.02.2022.)

Ministrat e jashtëm të vendeve të Grupit të Vishegradit do të takohen me homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të mbahet të enjten, më 27 shkurt 2020, në Pallatin Çernin. Po ashtu, ata do të shoqërohen nga ministrat e jashtëm të Austrisë, Kroacisë dhe Sllovenisë si dhe të Komisionarit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Nga çështjet kryesore, për diskutim, do të jetë mbështetja për integrimet evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe në bashkëpunim regjional. Takimi i ministrave të jashtëm të Katërshit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor është njëra nga ngjarjet tradicionale më të rëndësishme në Formatin V4+, që organizohet për çdo vit nga kryesuesi i V4-shit, që tash kryesohet nga Republika e Çekisë. Kjo është njëra nga veprimtaritë më të rëndësishme të vendeve të V4-shit, për Ballkanin Perëndimor, që së pari synon mbështetjen e rajonit në procesin e zgjerimit të BE-së si dhe në transformim e demokratizim, që është njëra nga përparësitë afatgjate të Republikës së Çekisë në marrëdhëniet dy paleshe dhe brenda V4-shit.     

Takimi i ministrave do të përfundojë me një deklaratë të përbashkët nga ministrat e jashtëm të V4-shit.