česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Pashkët e hebrenjëve në Kosovë

Më 4 prill 2015 Asociacioni Bet Israel Kosova mbajti një darkë festive për natën e parë të pashkëve të hebrenjëve, të quajtur seder. Në praninë e anëtarëve të bashkësisë hebarike në Kosovë, miqëve të Asociacionit Bet Israel, përfaqësuesve të korit diplomatik dhe të tjerëve, u kremtua njëra nga festat  kryesore dhe më të vjetra fetare të hebrenjëve që përkujtojnë lirinë e hebrenjëve nga skllavëria egjiptase dhe rruga e tyre drejtë lirisë. Sipas traditës fëmijtë me knaqësi dhe shumë interesim marrin pjesë aktive në ritualin seder.
 

Asociacioni Bet Israel Kosova i bashkon rreth 100 anëtarë aktiv, ku Ruzhdi Shkodra është kryetari i saj: “Tash në Kosovë jetojnë 42 hebrenjë. Misioni i Bet Israel është kultivimi tradicional dhe historik i mardhënieve të mira në mes të shqiptarëve dhe hebrenjëve si dhe promivimi i mirëqenies e tolerancës jo vetëm të këtyre dy popujve por edhe të të gjithë popujve liri dashës”. 

Galleries


Passover in Kosovo