česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: (@MZV)
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Pashkët e hebrenjëve në Kosovë 2016

Më 22 prill 2016, Shoqata Bet Israel Kosova organizoi një darkë festive për natën e parë të Pashkëve, të quajtur “Seder”. Në praninë e anëtarëve të bashkësisë hebraike në Kosovë, miqtë e Shoqatës Bet Israel, përfaqësuesit e korit diplomatik dhe të tjerët, kremtuan njërën nga festat më të rëndësishme dhe më të vjetra për çlirimin e hebrenjëve nga robëria egjiptase dhe rrugën e tyre drejtë lirisë. Në harmoni me traditën, fëmijtë me shumë knaqësi dhe interesim morën pjesë aktive në ritualin “Seder”.
 

Si një mysafir nderi Rabini me gjithë familjen e tij nga Izraeli, Meir Alfasi, vlerësoi bashkëjetesën miqësore të shqiptarëve të Kosovës me hebrenjtë e Kosovës dhe u ngazëllye që, në Prishtinë, do të ndërtohet sinagoga.

Shoqata Bet Israel Kosova ka pothuajse 100 anëtarë aktiv. Kryetar i sajë është Ruzhdi Shkodra. Tash, në Kosovë, jetojnë 42 hebrenjë. Misioni i Bet Israel është “kultivimi i marrdhënieve të mira tradicionale dhe historike në mes të shqiptarëve edhe hebrenjëve në promovimin e mirëqenies dhe të tolerancës, jo vetëm në mes të dy popujve, por edhe në mes të të gjithë njerëzve paqë-dashës”.

Galleries


Passover in Kosovo 2016