česky  shqip  english 

Advanced search
na_celou_sirku
Photo: ZUCR
Article notification Print Decrease font size Increase font size

Përkrahja çeke e përfshirjes së romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Fushë Kosovë

Më 27 nëntor 2019, në Prishtinë, u mbajt një konferencë si pjesë e programit mbështetës të përfshirjes shoqërore të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Fushë Kosovë.

Konferenca ishte pjesë e projektit “Pilotimi i përfshirjes së romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Fushë Kosovë”, që u zbatua nga “Czech NGO Citizenship/Civil and Human Rights Counseling Center” dhe “Human Rights Counseling Center” me organizatën partnere nga Kosova, “Civil Rights Program Kosovo”. Pjesë përbërëse e programit është bartja e përvojës çeke me politikat dhe përvojat, në lëmin e planifikimit të bashkësisë, analizat e gjendjes dhe planifikim strategjik, në nivel komune, në fushën e përfshirjes shoqërore të njerëzve.

Pjesëmarrësit e konferencës diskutuan përparësitë strategjike të planit të veprimit, që është hartuar për të ndihmuar përfshirjen shoqërore të romëve, ashkalive dhe egjiptasve në Fushë Kosovë. Ky plan do të përfshijë përparësitë në fushën e shëndetit, punësimit, arsimit, politikës së strehimit e të ngjashme. Si pjesë e projektit, komisioni komunal për veprimtari u caktua të kujdeset për këto detyra, me pjesëmarrjen e zyrtarëve dhe ekspertëve  nga komuna e Fushë Kosovës.  

OJQ-ja çeke, në konferencën e Prishtinës u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv, Miroslav Dvořák. “Civil Rights Partner Kosovo”  u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv, Naim Osmani. Në konferencë morën pjesë përfaqësues e ekspertë nga komuna e Fushë Kosovës. Në fillimi të konferencës udhëheqësi i ambasadës çeke në Kosovë, Pavel Bílek, përshëndeti pjesëmarrësit.

Në të njëjtën ditë, në Ambasadën e Republikës së Çekisë,  udhëheqësit dhe përfaqësuesit e Ambasadës u takuan me drejtorin Miroslav Dvořák dhe drejtorin Naim Osmani, dhe së bashku vlerësuan rezultatet e projektit në vazhdim. Në të njëjtën kohë, po ashtu, ata diskutuan edhe perspektivën e projektit tjetër potencial në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit transformues çek.

Attachments

Photo1 246 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-27

Photo2 260 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-27

Photo3 252 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-27

Photo4 251 KB JPG (Picture / Photo) 2019-11-27